Pitbulli ia shqeu fytyrën, reagimi i 3 vjeçares përlotë të gjithë

Ndryshe

Pitbulli ia shqeu fytyrën, reagimi i 3 vjeçares përlotë të gjithë

Më: 14 janar 2021 Në ora: 10:12
Trevjeçarja

Një vajzë trevjeçare ka thënë “Nënë, unë jam e shëmtuar”, pasi u kafshua nga një pitbull në një restorant.

Nëna gjeti vogëlushen e saj duke u përpjekur të mbulonte plagët e saj me make-up pas asaj që ndodhi në një restorant në Spring, Texas.

Ajo tha: “Unë dhe burri im ishim në dhomën e gjumit. Ajo kishte marrë brushat e mia të grimit për të rregulluar fytyrën. E pyeta; çfarë nuk shkon, pse po e bën këtë?. Ajo tha; Nënë, unë jam e shëmtuar. Kjo ishte shkatërruese për mua”.

Shoqja e familjes së nënës së vajzës, e cila ishte dëshmitare tha: “Qeni kishte kapur fytyrën e saj, e lëshoi më pas dhe vajza ra si kukull në tokë. Në mënyrë tronditëse, pronari i qenit u largua nga vendi i ngjarjes madje fajësoi vajzën për ngacmim”.

Policia tani po heton rastin. Ata kanë identifikuar pronarit e pitbullit dhe kanë caktuar një takim me të por ende nuk kanë treguar se me çfarë mund të përballet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat