10 vendet ku emigrantët kanë shanset më të mëdha për punë

Ndryshe

10 vendet ku emigrantët kanë shanset më të mëdha për punë

Më: 15 janar 2021 Në ora: 17:31
Tajvani

Prej 25 vitesh shqiptarët kanë kërkuar të emigrojnë në Itali, Greqi apo Angli si vendet më të mira për të gjetur punë. Më fatlumët kanë arritur ëndrrën amerikane, por ajanë këto vendet e duhura për të kërkuar sot një punë? Sipas një hetimi të ISTAT (Institutit të Statistikave të Italisë) për migrimin dhe që ka marrë në shqyrtim të dhënat për vitin 2013 dhe i publikuar nga portali ekonomik LaVoce.info në vend të parë si kryeqendra botërore e investimeve është Katari.

Ky vend është në krye të listës së 10 vendeve ku ja vlen të emigrosh për punë. Në vend të dytë është Australia që ka nivelin më të lartë të mirëpritjes së emigrantëve, lirisë ekonomike dhe borxh publik mjaft të ulët. Në vend të tretë është Suedia, prototipi ideal i modelit socialdemokrat e Europës së re.

Një vend me GDP për person mjaft të lartë dhe me hapje sociale ndaj imigrantëve. Edhe vendi i katërt vjen nga Lindja e Mesme, me Kuvajtin. Azia zë vendin e pestë me Singaporin “luanin e shfrenuar” të GDP-së dhe lirisë ekonomike edhe pse për vendet e lindjes së mesme pranimin shoqëri i të huajve është mjaft i ulët. “Toka e premtuar” e shqiptarëve, SHBA-ja është në vend të gjashtë ndërsa Holanda është në vendin e shtatë. Në vend të tetë, Gjermania lokomotiva e Europës ndërsa e papritura ka ndodhur me Zelandën e Re që është vendosur në vend të nëntë me një nivel të mirë të 4 parametrave të kërkuar.

E mbyll këtë mini-klasifikim Tajvani që po shijon politikat afatgjata të përmirësimit ekonomik dhe që e ka renditur vendin me një borxh publik prej 38,9% të GDP-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat