Pse godasin rrufetë vullkanet kur shpërthejnë?

Ndryshe

Pse godasin rrufetë vullkanet kur shpërthejnë?

Më: 18 janar 2021 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Një rast i njohur i kësaj ka ndodhur në vitin 2015, gjatë një shpërthimi të një vullkani në Kili.

Kur shpërtheu vullkani Calbuco në Kili në vitin 2015, nuk pat shumë paralajmërim. Tymi i përzier me hi vullkanik arritën në lartësi mbi 22 km në atmosferë, që ishte në fakt një pamje mjaft spektakulare

Në këtë rast u krijua një stuhi dhe shpërthime të jashtëzakonshme të rrufeve. Edhe pse shpërthimet e mëdha vullkanike krijojnë rrufe shpesh, jo gjithmonë ndodhë kjo.

Image

 

Shkencëtarët vetëm tani kanë filluar të kuptojnë se pse ndodhë kjo. Një shpërthim me intensitet të lartë dhe qasja në ujë kanë një rëndësi të madhe.

Kërkimet e reja në Alaskë kanë vërtetuar se si akulli mund të krijoj rrufe, por akoma është e paqartë proporcioni i saktë i akullit dhe hirit vullkanik që nevojitet për të krijuar rrufe.

Prandaj në këtë artikull të lajmi.net, kemi shpjeguar mënyrën se si krijohet kjo rrufe që goditë vullkanet gjatë shpërthimit.

Kur magma fillon të ngrihet drejt sipërfaqes së vullanit, uji i saj fillon të kthehet në avull, duke thyer gurët në copëza të vogla. Kjo krijon grimca të ndryshuara në fazat e para të shpërthimit.

Afër daljes së vullkanit, shkarkime të lehta elektrike të njohura si frekuenca e vazhdueshme radio, sinjalizojnë shpërthimin e vullkanit.

Teksa hiri dhe tymi fillojnë të shpërthejnë në atmosferë, grimcat fillojnë të goditen mes vete. Fërkimi shkakton që ato të fitojnë dhe të humbin elektrone duke krijuar elektricitet.

Ato përcjellin ngarkesat elektrike duke u prekur mes vete. Grimcat me ngarkesë pozitive fillojnë të largohen nga ato me ngarkesë negative brenda tymit. Ky imbalans i elektricitetit do të shkaktoj një fushë elektrike të fuqishme mjaftueshëm për të shkaktuar rrufe.

Grimcat me ngarkesa elektrike udhëtojnë nëpër tym me shpejtësi të ndryshme. Dhe nëse tymi arrin një lartësi të madhe në atmosferë, do të ngrijë.

Në këtë rast kur grimcat e ngrira fillojnë të bashkohen, rrufeja do të godas patjetër. Mirëpo nuk do të jetë rrufe dosido, është një rrufe shumë masive me shumë degëzime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat