Ngjitet me shpejtësi mbi pemë, pitoni 2.2 metra i gjatë bëhet “hit” në internet

Ndryshe

Ngjitet me shpejtësi mbi pemë, pitoni 2.2 metra i gjatë bëhet “hit” në internet

Më: 27 janar 2021 Në ora: 23:28
Pamje nga videoja

Pamjet mahnitëse të një pitoni gjigant teksa ngjitet mbi një pemë kanë qarkulluar gjerësisht në rrejte sociale.

Eksperti i gjarpërinjve, Reid Newsell, u thirr për të larguar gjarprin 2.2 metra të gjatë, pasi u pa në afërsi të një prone në Victoria Point në Australi.

Newsell tha për mediat vendase se zvarraniku i rrezikshëm kaloi disa pemë përpara se të zgjidhte një për t’u ngjitur. Ai zbuloi se ky ishte një fenomen normal te gjarpërinjtë, të cilët për t’iu shmangur grabitqarëve në tokë preferojnë të ngjiten në pemë.

Pamjet e publikuara kanë pasur një ndikim të madh tek shikuesit dhe në një kohë të shkurtër kanë numëruar reagime e pëlqime. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat