Zbulohet lulja më e vjetër në botë, rreth 130 milionë vjecare

Ndryshe

Zbulohet lulja më e vjetër në botë, rreth 130 milionë vjecare

Më: 29 janar 2021 Në ora: 20:26
Ilustrim

Një bimë që nuk kishte petale dhe rritej nën ujë, e cila ka lulëzuar më shumë se 125 milionë vjet më parë mund të jetë lulja më e vjetër në botë e zbuluar nga shkencëtarët.

Vidalia Montecchia dikur ishte e perhapur në liqenet e ujërave të ëmbla në rajonet malore të Spanjës qendrore dhe veriore. Ajo ka jetuar gjatë periudhës së hershme Kretake, kur dinosaurët si Brachiosaurus ushqeheshin me bimë të tilla.

Fosili u zbulua më shumë se 100 vjet më parë në depozitat gëlqerore, por rëndësia e saj është bërë publike vetëm kohët e fundit nga shkencëtarët. Ekspertët kanë arritur të zbulojnë se bima është 125 deri në 130 milionë vjet e vjetër dhe ka treguar se pavarësisht nga paraqitja, ajo ishte një bimë që lulëzonte, ose Angiosperm (një grup i madh bimesh që prodhojnë fara dhe lule brenda një karpeli, duke përfshirë edhe bimët e ndryshme barishtore, shkurre, etj).

Një bimë ujore e quajtur Archaefructus Sinensis, e cila u zbulua në Kinë, ka qenë propozuar gjithashtu si lulja më e vjetër e gjetur ndonjëherë, por sipas studiuesve M.Vidalii mund të jetë edhe më e vjetër.“Ky zbulim ngre pyetje të rëndësishme në lidhje me historinë e hershme të evolucionit të bimëve, si dhe rolin e këtyre bimëve në evolucionin e bimëve të tjera dhe jetës shtazore”, tha Profesor David Dilcher, nga Universiteti i Indianës. “Lulja e parë”është teknikisht një mit, si “njeriu i parë”. “Por, bazuar në këtë analizë të re, ne e dimë se tani se Montsechia është bashkëkohore, jo më e lashtë, se Archaefructus”.

Zbulimi i botuar në revistën “Proceedings”të Akademisë Kombëtare të Shkencave, është bazuar në një analizë të më shumë se 1,000 fosileve të bimës Montsechia. Sipas Profesor Dilcher: “Montecchia nuk posedon asnjë lule të dukshme, të tilla si petale apo struktura të prodhimit të nektarit për tërheqjen e insekteve, dhe jeton gjatë të gjithë ciklit të vet jetësor nën ujë.

“Fryti përmban një farë të vetme - karakteristika përcaktuese e një Angiospermi . E cila është e lindur me kokë poshtë”.  Në aspektin e paraqitjes, bima i ngjante Ceratophyllum modern, i njohur gjithashtu si “coontail” ose “hornwort”. Ceratophyllum është një bimë e gjelbër ujore  e cila, rritet tufa-tufa në pellgje dhe në toka me lagështi.Profesor Dilcher dhe kolegët e tij shpresojnë që të arrijnë të zbulojnë më shumë rreth llojeve të ndryshme që lidh Montecchia me Ceratophyllum dhe të kuptojnë më shumë rreth paraardhësve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat