Kanadezi thyen për herë të katërt rekordin e tij për ngrënien e shpejtë të specave më djegës në botë

Ndryshe

Kanadezi thyen për herë të katërt rekordin e tij për ngrënien e shpejtë të specave më djegës në botë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:30
Kanadezi Mike Jack

Kanadezi Mike Jack ka thyer rekordin botëror të Guinness duke ngrënë për vetëm 9,72 sekonda tre speca më djegës në botë.

Rekordi është thyer për ngrënien më të shpejtë të tre specave përnjëherësh për të cilët, Guinness deklaron se janë specat më të djegës që ekzistojnë, shkruan CNN.

Videoja e Jackut në të cilën shihet duke e arritur qëllimin e tij është publikuar në faqen e Guinness në Facebook para dy ditësh, ndonëse dita kur zyrtarisht është thyer rekordi është 21 nëntori i vitit të kaluar.

Jack është i familjarizuar me rekordet botërore meqenëse ky është rekordi i tij i katërt, që të gjithë për ngrënie të specave shumë djegës.

Rekordin e parë e kishte thyer në janar të vitit 2019 kur kishte arritur të hante tre speca djegës për 9,75 sekonda.

Rekordin e dytë e kishte thyer në mars të vitit 2019 duke ngrënë për një minutë 97 gram speca djegës ndërkaq rekordin e tretë e kishte thyer në shkurt të vitit 2020 duke ngrënë specat më djegës në botë për 2 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat