Hanë 30 kilogram portokaj për të evituar pagesën shtesë në aeroport

Ndryshe

Hanë 30 kilogram portokaj për të evituar pagesën shtesë në aeroport

Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:31
Foto ilustrim

Katër persona nga Kina kanë ngrënë 30 kilogram portokaj në Aeroportin Ndërkombëtar në provincën e Yunnanit për të evituar pagesën e tejkalimit të peshës së bagazhit.

Burrat nuk pranuan të kryenin një pagesë shtesë në aeroport dhe në vend të kësaj zgjodhën që t’i hanin ato, shkruan The Independent.

Këtë vendim ata e morën pasi pagesa shtesë për kalimin e peshës së çantave të tyre do të shkonte në 34 funta që i binte të paguanin gjashtë herë më shumë se që kishin paguar për të blerë portokajtë, ka raportuar gazeta kineze “Global Times”.

Veprimi i tyre është bërë viral në të gjithë Kinën pasi ishte përhapur fillimisht në rrjetet sociale këtë javë.

“Në u ndalëm aty dhe filluam t’i hanim të gjithë portokajtë, për 20-30 minuta”, ka thënë njëri nga katër burrat identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur.

Siç bëhet e ditur, ngrënia e 30 kilogramëve portokaj, atyre u ka shkaktuar probleme me ulcerën e gojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat