24-vjeçari shkakton kaos në bordin e avionit pasi refuzoi ta barte maskën

Ndryshe

24-vjeçari shkakton kaos në bordin e avionit pasi refuzoi ta barte maskën

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 07:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pasagjerët e linjës ajrore Ryanair shpërthyen në brohoritje kur një i ri i dehur u arrestua pasi goditi me kokë një anëtar të ekuipazhit në një fluturim për në Mançester.

Daniel Hendry, 24 vjeç, ishte në bordin e një fluturimi nga Tenerife drejt Britanisë së Madhe kur ofendoi ekuipazhin dhe i kërcënoi ata se do ti dhunonte, pasi refuzoi të mbante një maskë.

Hendry, i cili kishte pirë një shishe vodka goditi me kokë një anëtar të stafit para se të ledhatonte dhe të përpiqej të përqafonte një grua.

Si pasojë e incidentit, fluturimi arriti në destinacion 25 minuta para kohës së parashikuar. Hendry u arrestua sapo mbërriti në Mançester dhe u deklarua fajtor për një sërë akuzash nga Gjykata e Magjistraturës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat