Gruaja 35 vjeçare martohet me vetën pasi ndahet me të dashurin

Ndryshe

Gruaja 35 vjeçare martohet me vetën pasi ndahet me të dashurin

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:42
Meg Taylor Morrison

Ajo mbajti një ceremoni, gjithashtu ndau edhe puthjen me veten në reflektim.

Një grua 35 vjeçare u martua me veten në ceremoninë imtime para familjes dhe miqve, pas ndarjes me të dashurin e saj që ishin bashkë prej vitesh.

Ajo është trajnere e jetës dhe biznesit, e quajtur Meg Taylor Morrison. Ajo gjithmonë kishte dashur të martohej natën e halloween të vitit 2020, mirëpo ajo u nda me partnerin 4 muaj para dasmës.

Ëndrra e saj ishte thyer në atë moment. Mirëpo ajo mësoi për ceremonitë e martesës me veten, dhe vendosi se ajo nuk do të pres për partnerin perfekt por do të martohet me veten.

Si në të gjitha ceremonitë martesore, Meg e planifikoj dasmën kohë më parë, porositi një tortë, zgjodhi fustanin dhe zgjodhi edhe një unazë me diamant.

Mirëpo ajo gjithashtu ka treguar se ajo nuk ka qenë shumë rehat me idenë e planifikimit të një dasme për një person, sepse kishte frikës e familja e vetë do të mendonte se ajo është narciziste.

Nëna e Meg në fillim u shqetësua për vendimin e vajzës, duke menduar se ajo është në gjendje të keqe mendore pas ndarjes, mirëpo gjatë ceremonisë gjithçka shkoi mirë.

Ajo eci në altar, dhe lexoi betimet e martesës, e vendosi unazën dhe e puthi veten në pasqyrë.

Kjo ishte një eksperiencë shumë pozitive jo vetëm për të por për të gjithë dasmorët, sepse iu kujtoj të gjithëve sa e rëndësishme është të duash veten dhe të jesh i lumtur me veten. 

Image
Image
Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat