Nëna me shtatzëni të dyfishtë – lind foshnjat me diferencë 3 javësh

Ndryshe

Nëna me shtatzëni të dyfishtë – lind foshnjat me diferencë 3 javësh

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Nëna me shtatzëni të dyfishtë

Mbeti shtatzënë me vajzën tre javë pasi filloi shtatzëninë me djalin.

Me dallimin e madh që kanë këto foshnja në madhësi, është e vështirë të besosh që janë binjak.

Kjo është sepse shtatzënia me ta ishte një mrekulli mjekësore. Ky fenomen jashtëzakonisht i rrallë njihet si superfetacion, dhe ndodhë kur një grua mbetet shtatzënë përsëri pasi veçse ka mbetur shtatzënë njëherë.

Image

Vetëm disa dhjetëra raste janë të njohura botërisht për këtë fenomen. Rebecca Roberts, 39 vjeçe, ishte pafjalë kur kuptoi se kishte binjak, sepse skenimet e mëparshme nuk treguan një fetus të dytë.

Ajo nuk  e dinte se ishte e mundur të ngjizet një vezë e dytë ndërkohë që ajo ishte shtatzënë.

Foshnjat lindën me prerje cezariane ne javën e 33, pas një komplikimi që pati një komplikim me kordonin e kërthizës së vajzës.

Fëmijët, djali Noah lindi me peshë 2.097 kg, ndërsa vajza Rosalie 1.105 kg. Rosalie u lirua nga spitali dy muaj e gjysmë më vonë se vëllai i saj.

Për këtë ndodhi, Roberts ka bërë shumë analiza për të gjetur arsyet pse ka ndodhur kjo shtatzëni e dyfishtë, mirëpo me sa duket mund të jetë shkaktuar nga një barë feritiliteti që ajo po merrte që të ndihmonte atë të mbetet shtatzënë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat