Çifti që kurorëzoi dashurinë e tyre 60 metra nën ujë

Ndryshe

Çifti që kurorëzoi dashurinë e tyre 60 metra nën ujë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 13:17
Ishte një ceremoni martese tradicionale, vetëm se ishte nën ujë.

Një çift i ri zgjodhën që të kurorëzohen në një mënyrë unike. Ata u zhytën 60 metra nën ujë, në brigjet e Chennai, një qytet në jug të Indisë, për ti bërë premtimet ndaj njëri tjetrit, në atë që konsiderohet si dasma e parë tradicionale hindu nënujore.

V. Chinnadurai dhe S. Swetha, me veshje tradicionale dhe shkëmbyen kurorat me lule në një ceremoni hindu – e gjitha e zhvuilluar nën ujë.

“Ishte një ceremoni martese tradicionale, vetëm se ishte nën ujë.

Ne u zhytem në një kohë të qetë dhe shkëmbyem kurora dhe lidhëm thaali para orës 7.30 të mëngjesit sipas udhëzimeve nga prifti ynë,” tha dhëndri Chinnadurai, një inxhinier softuer dhe i zhytës licencuar.

Ndërsa dhëndri është zhytës prej 12 vitesh, nusja ka marrë mësime disa muaj para dasmës. Ajo tha se ishte familja e dhëndrit që sugjeroi një martesë nën ujë.

“Ata më bindën dhe pas mësimeve në pishinë, dhe gjithashtu disa seancave të zhytjes në ujë, isha mjaft e sigurt. Herën e parë që shkova në fund të detit, pashë peshq që lëviznin afër meje, ishte një përvojë e një jete, ” – u shpreh nusja.

E gjithë ceremonia u regjistrua para se çifti të festonte me familjen dhe miqtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat