E rrallë! Nëna ngel shtatzënë dy herë brenda tre javëve, zbulon se do bëhet me vajzë, ndërkohë që ishte në pritje të djalit

Ndryshe

E rrallë! Nëna ngel shtatzënë dy herë brenda tre javëve, zbulon se do bëhet me vajzë, ndërkohë që ishte në pritje të djalit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 23:50
Rebecca Roberts me fëmijët

Një nënë 39-vjeçare ka mbetur shtatzënë dy herë brenda tri javëve. Rebecca Roberts mbeti shtatzënë me vajzën, ndërkohë që ishte në pritje të djalit të saj.

Ky fenomen shumë i rrallë është i njohur si “superfetacion”, ndërkohë që në gjithë botën janë regjistruar vetëm dhjetëra raste.

Roberts u shtang kur mësoi se ishte sërish shtatzënë, pasi mësoi se ishte në pritje të djalit.

“Nuk e dija që ishte e mundur të ngeleshe sërish shtatzënë”- tha ajo.

Të dy fëmijët erdhën në jetë para kohe me lindje cezariane shtatorin e kaluar për shkak të një problemi me kordonin e kërthizës së vajzës, të quajtur Rosalie.

Raportohet se Noah lindi 2.1 kg ndërsa motra e tij binjake, lindi 1.1 kilogramë. Rosalie doli nga spitali dy muaj e gjysmë pas binjakut të saj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat