E pazakontë! Lind qeni me një sy, dy gjuhë të gjata dhe pa hundë

Ndryshe

E pazakontë! Lind qeni me një sy, dy gjuhë të gjata dhe pa hundë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Qeni me një sy, dy gjuhë të gjata dhe pa hundë

Amie de Martin, nga provinca Aklan në Filipine ka treguar se qeni i saj ka lindur dy këlyshë, pavarësisht se ishte në menopauzë.

Këlyshi i parë ishte normal, por qenushi i dytë ishte i keqformuar. Pamjet e publikuara tregojnë se qenushi ishte me një lëkurë të zbehtë dhe në luftë për të marrë frymë. Ai gjithashtu ka dy gjuhë të mëdha që dalin anash gojës. Ai shihet vetëm me një sy në mes të ballit dhe nuk ka hundë.

Kylyshi i porsalindur nuk pinte dot qumësht nga nëna e tij dhe Amie i dha qumësh pluhuri me pikatore. Më pas e çoi tek veterineri duke shpresuar që qenushi i quajtur Ciklop do mbijetonte. Sidoqoftë, Ciklopi nuk ia doli dot dhe ngordhi sepse nuk merrte dot frymë ashtu siç duhej.

Image

Veterineri tha që qeni nënë mund të kishte ngrënë toksina gjatë shtatzënë gjë që shkaktoi gjendjen e këlyshit tjetër.

“Veterineri tha që nëna e Cyclops me siguri ka ngrënë diçka toksike. Por nëna e Cyclops është një qenush në menopauzë, kështu që kjo mund të ketë qenë një arsye tjetër. Ciklopi nuk mund të pinte qumësht prej saj. Na u desh ta ushqejmë duke përdorur një pikatore dhe me qumësht pluhur”, është shprehur Amie.

Në vend që të varroste këlyshin e ngordhur në kopsht, Amie vendosi ta ruajë atë në një kuti qelqi për të kujtuar. Besohet se këlyshi ka një gjendje të rrallë të quajtur Cyclopia, e cila prek gjitarët dhe kafshët e tjera. Mund të shkaktohet nga një defekt gjenetik ose toksina që ndikojnë në zhvillimin e trurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat