Kurrë nuk është vonë, Wichmann: U diplomova 53 vjeç dhe 6 fëmijët e mi ishin krenarë për mua!

Ndryshe

Kurrë nuk është vonë, Wichmann: U diplomova 53 vjeç dhe 6 fëmijët e mi ishin krenarë për mua!

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:39
Marion Wichmann

Marion Wichmann gjithmonë dëshironte të diplomohej, puna me kohë të plotë, kujdesesha për 6 fëmijët e saj dhe nënën e moshuar nuk i dhanë kohë.

Unë gjithmonë i kam kushtuar rëndësi arsimit. Duke pasur 6 fëmijë, besoja se ishte vërtet e rëndësishme që unë të isha një shembull për ta. Ju flas përherë për rëndësinë e arsimit dhe e shoh të nevojshme t’u them se të mësuarit nuk ndalet në asnjë fazë të jetës.

Kisha shumë dëshirë të diplomohesha. Është diçka që gjithmonë kam dashur ta bëj. Edhe pse mund të duket vonë, unë i ndjek gjërat. Nuk ka rëndësi nëse je e re apo e vjetër. Unë kam pasur shumë miq që janë diplomuar në faza të vonshme. I shikoja dhe mendoja se dhe unë duhet të isha një prej tyre.

Vendosa ta ndiqja shkollën dhe dhejtorin e kaluar u pajisa me një diplomë të Shkencave Sociale, për Mirëqenie Sociale në Universitetin Charles Sturt.

Kur shkova në ceremoninë e diplomimit, fëmijët e mi brohorisnin. Ata ishin shumë krenarë për mua. Do kisha dashur që nëna ime tashmë 79 vjeç të ishte këtu dhe të shihte fëmijën e saj të parë të diplomuar. Do të kishte qenë mahnitëse, shkruan abcnews.al.

Nëse keni një diplomë, ju hapen vetë dyert. Unë jam nëpunëse e mirëqenies sociale. Meqë kisha diplomën për Punë Sociale, u praktikova në një komunitet në Zelandën e Re. Por kur erdha në Australi nuk munda ta vazhdoja profesionin tim sepse kualifikimi im nuk u njoh. Tani punoj në një spital dhe më pëlqen të punoj me njerëz. Por gjithashtu mund të jetë shumë kufizuese sepse ka disa gjëra që nuk mund t’i bëj. Tani që kam diplomën, e di që mund të shkoj të punoj diku tjetër dhe jo vetëm kaq, por edhe të marr pagën që meritoj. Nuk dua të largohem nga aty, por puna ime e radhës duhet të jetë me të vërtet diçka që di ta bëj mirë.

Kam studiuar këtu dhe jashtë për 10 vjet për të marrë këtë diplomë. Kam punuar me kohë të plotë, jam kujdesur për 6 fëmijët dhe sfidat kanë qenë të pafundme.  Gjithmonë kam qenë një nënë që punon. Djali im më i madh është 30 vjeç. Ai ka një paralizë të lehtë cerebrale dhe një vonesë të lehtë të zhvillimit. Më i voli është 16 vjeç. Kam 5 djem dhe një vajzë.

Babai im ndërroi jetë kur unë isha shtatzënë me fëmijën e dytë. Nga ajo kohë, mamaja ka jetuar më shumë me mua. Ajo është e dobët tani dhe më duhet ta çoj për shumë vizita mjekësore. Bashkëshorti im pati një goditje në kokë në 2019. Ishte shumë e frikshme. Ekzistojnë shumë presione dje kjo ishte arsyeja pse u desh kaq shumë kohë që unë të diplomohesha. Më është dashur ta shtyj shumë herë. Ka pasur shumë herë kur kam dashur të dorëzohem, por s’e kam bërë. Unë jam një person që nëse e nis diçka e çoj deri në fund. I kisha premtuar familjes time se do i bëja të dyja, dhe punën dhe shkollën, shkruan abcnews.al.

Kam pasur sfida me fëmijët e mi në vitet e tyre të adoleshencës. Disa sfida të mëdha deri në pikën kur shëndeti mendor fillon të ndikohet për shkak të të gjitha gjërave me të cilat duhet të merreni. Pastaj shkoni në punë dhe po merreni me problemet e të tjerëve. Është sikur problemet të mos ju ndahen.

Gjatë gjithë kohës kisha frikë se nuk do ta mbaroja diplomën. Ishin kaq të shpeshta herët që ndihesha poshtë, por lektorët më dhanë kurajo. Ndihesha në siklet me ta sepse më ishte dashur shumë herë t’ju kërkoja zgjatje, shkruan abcnews.al.

E konsideroj veten një grua shumë të fortë, por në të vërtet ndihesha në një nivel shumë të ulët. Nuk e di nëse do t’ja kisha dalë pa mbështetjen e universitetit. Një natë i thashë vetes: “Ndalo së menduar se çfarë po ndodh në shtëpi dhe mbaroje atë detyrë”. Dy ditë kam punuar pa ndalur dhe e përfundova atë. Nuk mund ta besoja që ia dola.

Tani po mendoj të shoh sesa kohë do të më duhet për të bërë gradën e punës sociale që të mund të kualifikohem plotësisht si punonjëse social. Nuk mund ta besoj. Po mendoj, a jam çmendur? Mund të më jenë dy-tre vjet. Kam filluar të bëj kërkime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat