Sëmundja e rrallë, djali lind me gjuhën 4 herë më të madhe, vazhdon t`i rritet edhe pas operacioneve

Ndryshe

Sëmundja e rrallë, djali lind me gjuhën 4 herë më të madhe, vazhdon t`i rritet edhe pas operacioneve

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 08:56
Owen Thomas

Një djalë tre vjeç, i cili lindi me gjuhë katër herë më të madhe sesa normalisht, tani po përballet me operacione të vazhdueshme dhe të rrezikshme, ndërsa mjekët luftojnë për të ndaluar organin që rritet vazhdimisht.

Owen Thomas, nga Pensilvania, vuan nga një sëmundje jashtëzakonisht e rrallë e quajtur Sindroma Beckwith-Wiedemann (BWS), që shkakton rritje të tepërt të organeve të të ndryshme të trupit dhe prek vetëm një në 15,000 foshnje.

Gjuha i shkakton atij probleme serioze në frymëmarrje.

Ai fillimisht iu nënshtruar një operacioni duke e shkurtuar gjuhën me 2cm.

Megjithatë , gjuha e tij vazhdon ende të rritet dhe mjekët nuk janë të sigurt se si ta ndalojnë atë.

Image
Owen Thomas
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat