Nuk do të pini kurrë më kafe në avion pas kësaj! Piloti tregon çfarë gjëra të pista ka parë

Ndryshe

Nuk do të pini kurrë më kafe në avion pas kësaj! Piloti tregon çfarë gjëra të pista ka parë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një pilot ka ndarë një histori në lidhje me kafenë, që do të iu bëjë të mendoni dy herë para se të porosisni kafe përsëri në avion.

Nëse keni marrë fluturimin e mëngjesit për diku, sigurisht që do iu nevojitet kafeja që të vazhdoni ditën, mirëpo a e dini pse duhet të shmangni pijet e ngrohta në avion?

Në një postim në Reddit, një pilot është hapur për vendet më të pista që ka parë në botë, dhe ai ka thënë se avionët janë një prej vendeve më të pista në botë.

Ai thotë se avionët janë ndër vendet e pakta që do të shihni një person duke pastruar ulësen e tualetit dhe duke vënë ushqim në pjatë menjëherë pas kësaj pa larë duart.

Ai gjithashtu ndau një histori drithëruese për kafenë në veçanti.

Piloti tha se njëherë kishte parë një stjuardese teksa po derdhte kafenë në tualet, sepse çezma do të bllokohet nga grimcat e kafesë, dhe e shtypi butonin për të lëshuar ujin duke e mbajtur ibrikun e kafesë në tualet për ta pastruar nga grimcat.

Menjëherë pas kësaj, ajo bëri kafenë në atë ibrik, pa e larë më, dhe shërbeu kafe për konsumatorët.

Që kur u postua kjo në Reddit, shumë persona komentuan rreth ndodhisë së pilotit dhe thanë se kurrë më nuk do të pinë kafe në avion.

Gjithashtu ai tregoi se rezervarët e ujit nuk pastrohen kurrë, prandaj edhe po të mbahen pastër çajnikët, uji do të jetë me gjasë i kontaminuar me bakterie të shumta, dhe se kjo është arsyeja pse stafi nuk i konsumon kurrë pijet e ngrohta vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat