Gruaja mendon se tatuazhi i të dashurit është data e fillimit të lidhjes, por në fakt ka këtë kuptim…

Ndryshe

Gruaja mendon se tatuazhi i të dashurit është data e fillimit të lidhjes, por në fakt ka këtë kuptim…

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Burri thotë se e dashura supozoi menjëherë që është tatuazh për të, por ajo është plotësisht gabim.

Një burrë nuk ka guximin ti tregoj të dashurës të vërtetën pas tatuazhit të tij.

Ai tha se e dashura gjithmonë ka qenë adhuruese e tatuazheve dhe artit të trupit, dhe gjithmonë e ka inkurajuar atë të bëjë një tatuazh.

Mirëpo burri i tha të dashurës se ai do të bënte një tatuazh vetëm nëse do të ketë një kuptim vërtetë të thellë për të.

Por, meqenëse burri është një fans i madh i lojës ragbi, ai gjithmonë ka qenë fans i fuqishëm i Tom Brandy, një legjendë për NFL.

Legjenda e NFL ka fituar 7 kampionate të Super Bowl dhe të fundit e fitoi para pak kohës. Burri mendoi se kjo ishte diçka që ia vlente që ta kishte në lëkurën e tij për të gjithë jetën.

Për nderë të tij, ai bëri tatuazh numrin 12 në ngjyrë blu, për të nderuar legjendën, i cili mban numrin 12.

Kur u kthye në shtëpi, ai i tregoi menjëherë të dashurës tatuazhin dhe i tha se gjeti diçka kuptimplotë. Por fatkeqësisht, nuk shkoj sipas planit…

E dashura e tij filloi të qante dhe i tha se ishte shumë romantike që ai kishte bërë tatuazh vitin që ata filluan lidhjen e tyre.

Mirëpo ai nuk kishte zemër ti tregonte të vërtetën. Kur ai bëri tatuazhin nuk e mendoi fare se ata kishin nisur lidhjen në vitin 2012, dhe nuk mendoi që ajo do të bënte këtë ndërlidhje.

Ajo mendoi gjithashtu se tatuazhi ishte blu, sepse sytë e saj janë blu. Ai ka frikë se nëse i tregon të vërtetën ajo do të lëndohet shumë dhe do të nevrikoset.

Ky burrë e ndau dilemën e tij në Reddit, dhe shumë njerëz i thanë t’i tregoj asaj të vërtetën para se gjërat të bëhen më keq. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat