Burri kthehet në burg, donte “pushim” nga njerëzit me të cilët ishte bashkizoluar

Ndryshe

Burri kthehet në burg, donte “pushim” nga njerëzit me të cilët ishte bashkizoluar

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Një burrë që kërkohej nga policia është dorëzuar në West Sussex të Anglisë për të shmangur qëndrimin në izolim me njerëzit me të cilët jetonte.

Burri, identiteti i të cilit s’është zbuluar, është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke thënë se shpreson të “marrë pak qetësi dhe paqe”.

Policia ka thënë se burri, që po kërkohej për t’u kthyer në burg, është dorëzuar në stacion policor të mërkurën dhe ishte arrestuar menjëherë e ishte kthyer shpejt në burg.

Psikologët po raportojnë vazhdimisht rritje të përjetimeve të rënda të njerëzve për shkak të disa muajve izolim si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Kthimi në burg, për dikë ka qenë më i mirë se të vazhdonte jetën me njerëz të tjerë, shkruan "Guardian".

“Paqe dhe qetësi! Burri që po kërkohej u kthye dje pasi na njoftoi se më shumë donte të kalonte kohën në burg sesa me njerëzit me të cilët po jetonte”, ka njoftuar Policia e Sussexit përmes Twitterit.

Një sërë studimesh kanë gjetur se pandemia ka prekur shumë raportet mes familjarëve dhe miqve. Një hulumtim nga Universiteti i Oksfordit ka gjetur se niveli i stresit, depresionit dhe ankthit te njerëzit është rritur shumë krahas masave të izolimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat