Momentet që aksidentalisht mund t’i kishin dhënë fund njerëzimit

Ndryshe

Momentet që aksidentalisht mund t’i kishin dhënë fund njerëzimit

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Ne histori, disa individë kanë marrë vendime të cilat do të shkaktonin lëshimin e trupave të huaj vrasës ose të digjnin atmosferën e Tokës.

Në fund të viteve 1960, NASA është përballur me një vendim që mund ta shkruante fatin e species sonë. Pas zbarkimeve në Hënë të Apollo 11, tre astronautë po prisnin që t’i merrnin që prej brenda kapsulave të tyre që notonte në Oqeanin Paqësor – dhe ata kishte të nxehtë dhe nuk po ndjeheshin mirë. Zyrtarë të NASA-s vendosën që tu krijonin kushte më të mira tre heronjve të tyre kombëtar. E keqja e kësaj? Ekzistonte një mundësi e vogël e lëshimit të mikrobeve të huaja vdekjeprurëse në Tokë.

Disa dekada më parë, një grup i shkencëtarëve dhe zyrtarë ushtarakë ishin pjesë e një pikë kthese të tillë. Derisa po prisnin për të parë testimin e parë të armës atomike, ata ishin të vetëdijshëm për një rezultat të mundshëm katastrofik. Kishte një mundësi që eksperimentet e tyre mund të ndiznin aksidentalisht atmosferën dhe të shkatërronin plotësisht jetën në planet.

Në momente të ndryshme shekujt e kaluar, grupe të ndryshme njerëzish e kanë pasur fatin e tërë botës në duart e tyre, përgjegjës për mundësinë e vogël por reale për të shkaktuar katastrofë totale. Jo vetëm shkatërrimin e jetës së tyre, por të të gjithë botës.

Kur njerëzimi fillimisht planifikoi të dërgonte sonda dhe njerëz në hapësirë, çështja e kontaminimit u ngrit.

Fillimisht, ishte frika e kontaminimit nga mundësia që jeta në Tokë aksidentalisht të binte ndesh me atë në hapësirë. Anijet kozmike duhej të sterilizoheshin dhe çdo gjë të paketohej para nisjes, transmeton Koha. Nëse mikrobet depërtonin në anije, do të ngatërronin çdo përpjekje për të identifikuar një jetë të huaj – jashtëtokësore. E nëse do të kishte organizma jashtëtokësorë atje, mund të përfundonim duke i vrarë me viruset dhe bakteret e bartura nga Toka.

Tjetra frikë ishte “pas” kontaminimit. Kjo kishte të bënte me astronautët, raketat apo sondat që ktheheshin në Tokë dhe që potencialisht mund të sillnin jetë që do të rezultonin katastrofike, duke tejkaluar organizmat në Tokë apo përmes diçkaje më të keqe, si konsumimi i të gjithë oksigjenit që thithim në Tokë.

Për shkak të këtyre shqetësimeve, NASA ishte pajtuar që të krijonte një hapësirë karantine në anije që do të merrte astronautët nga oqeani dhe që më pas do të kalonin tri javë kur të ktheheshin në Tokë për të parë nëse do të kishte diçka të pazakontë.

Megjithatë, pas kësaj doli një tjetër procedurë. U tha se kur astronautët të binin në ujë, duhej të qëndronin brenda anije kozmike. Por, NASA kishte shqetësimet e veta lidhur me gjendjen e astronautëve nëse do të kalonin aq kohë brenda anijes. Zyrtarët më pas vendosën që të hapnin dyert dhe t’i merrnin me helikopter. Derisa ata veshën kostumet e veçanta për t’u bartur në anije kur ishte krijuar karantina për astronautët, sapo kapsula u hap në det, ajri që ishte brenda doli në sipërfaqe.

Asgjësimi nuklear - 24 vjet më parë, shkencëtarët dhe zyrtarët në qeverinë e SHBA-së u gjenden përballë një pike tjetër kthese. Para armëve të para atomike në 1945, shkencëtarët bënë një skenar të tillë që nëse do të funksiononte, aksidentalisht do ta vinte atmosferën në zjarr dhe të digjte gjithçka mbi Tokë. Megjithatë, BBC-ja shkruan se, më të frikshme mbeten armët atomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat