A mund të hanë qentë vezë? Pyetja që mund të kenë shumë pronarë

Ndryshe

A mund të hanë qentë vezë? Pyetja që mund të kenë shumë pronarë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Të gjithë pronarëve të qenve iu ndodhë: teksa gatuani mëngjesin për familjen dhe qenushi juaj nuk po ua ndanë sytë vezëve.

Teksa doni të gatuani edhe një vezë për të, mund të iu ketë shkuar mendja, a mund të haj miku juaj i vogël vezë? Nëse po, a do të jenë të shëndetshme për të?

Epo doktoresha Shadi Irejfei, thotë se në fakt ato janë të shëndetshme për ta, sepse janë plotë proteina. Vezët përmbajnë amino-acide që trupi i tyre nuk mund të prodhoj në vete, dhe iu duhen në dietën e tyre.

Vezët janë zakonisht përbërës në ushqimet e qenve dhe në fakt ato janë shumë më të shëndetshme nëse jepen të pagatuara.

Natyra mishngrënëse e qenve e bën për ata të mundur të konsumojnë vezët e pagatuara, mirëpo ka disa qenë që kanë probleme me tretjen pasi hanë vezë të pagatuara.

Në ato raste, vezët e ziera janë zgjedha më e mirë, sepse në këtë mënyrë do të shmangni yndyrën e tepërt nga fërgesa.

Vetëm mos përdorni mëlmesa, dhe nëse vendosni t’i fërgoni, përdorni sasi minimale të vajit. Mirëpo nuk preferohet të jepen shumë vezë.

Për një qen të vogël, vetëm 1 vezë në javë. Për qentë e mesëm 2, ndërsa për ata të mëdhenj 3. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat