Përdori slogane seksiste, konsumatorët “shkundin” dyqanin e famshëm të pijeve

Ndryshe

Përdori slogane seksiste, konsumatorët “shkundin” dyqanin e famshëm të pijeve

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Një zinxhir i dyqaneve të pijeve mjaft popullor në Kinë ka kërkuar ndjesë për përdorimin e sloganeve seksiste, të cilat kanë ngjallur reagime të shumta.

Dyqani “Sexy Tea” i është referuar femrave si produkt në shitje në një prej pijeve, duke shtuar se klientët mund të zgjedhin gratë teksa presin pijen e tyre.

Edhe më parë ata kishin përdorur shprehje të tjera me përmbajtje seksiste si “Shef, të dua ty” në etiketat e produkteve.

Reagimi në masë i konsumatorëve, e ka detyruar dyqanin të kërkojë ndjesë dhe të sqarojë se nuk kanë si qëllim nxitjen e mosrespektimit të grave.

Zinxhiri i dyqanit të pijeve numëron rreth 270 shitore në gjithë Kinën. Përdoruesit po tregojnë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Sexy Tea përdor fraza sugjeruese seksuale në fushatat e saj të marketingut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat