Gjyshi shet shtëpinë t’i paguajë binjakëve operacionin për të ndërruar gjininë

Ndryshe

Gjyshi shet shtëpinë t’i paguajë binjakëve operacionin për të ndërruar gjininë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 21:22
Mayla Phoebe de Rezende dhe Sofia Albuquerck

Mayla Phoebe de Rezende dhe Sofia Albuquerck, 19 vjeç janë binjakët e parë në botë që iu nënshtruan një operacioni për të ndërruar gjininë.

Ata ju nënshtruan një operacioni 5 orësh në Brazil, në një klinikë në qytetin juglindor të Bulmenau në 13 dhe 14 shkurt.

“Ky është rasti i vetëm i raportuar në botë i binjakëve të cilët kanë lindur meshkuj dhe iu nënshtruan operacionit për të ndërruar gjininë së bashku,” tha Dr Jose Carlos Martins, i cili kreu operacionin.

Image
Mayla Phoebe de Rezende

Duke u rritur si binjake identike, Mayla dhe Sofia bënin gjithçka së bashku, dhe vendimi i tyre për t’iu nënshtruar operacionit për të ndërruar gjininë ishte i përbashkët.

Një javë pas operacionit, dy vajzat bënin shaka teksa flisnin për udhëtimin e tyre të përbashkët.

“Unë gjithmonë e doja trupin tim, por nuk më pëlqyen organet gjenitale,” tha Mayla, e cila po studion mjekësi në Argjentinë.

“Unë dëshiroja që Zoti të më kthente në një vajzë, ” tha ajo.

Mayla e cila është fotografuar me bikini pas operacionit, u tregoi mediave lokale sa e lumtur ishte për trupin e ri.

“Para se të shtrohesha në spital, ende nuk mund ta besoja se ëndrra ime po realizohej,” tha ajo.

“Kur u zgjova nuk mund ta besoja,” shtoi ajo.

Motra e saj Sofia është më  e rezervuar.

Por lidhja mes tyre është e qartë. Ato i përfundojnë fjalitë njëra-tjetrës dhe tregojnë histori se si e mbështesin njëra-tjetrën.

“Ne jetojmë në vendin më transfobik në botë,” tha Sofia.

“Në shkollë ka qenë shumë e vështirë,” tha Mayla. “Disa shokë të klasë madje më hodhën fletore në kokë.”

Ato kujtojnë plagët emocionale të fëmijërisë së tyre të vështirë, edhe sot jetojnë me frikën e abuzimit. Por ato gjithmonë kishin mbështetjen e familjes së tyre.

“Prindërit tanë nuk kishin frikë nga ajo që ishim, ata kishin frikë se njerëzit do na keqtrajtonin,” tha Mayla.

Gjyshi i tyre është ai që pagoi për operacionin. Ai nxori në ankand një pronë që zotëronte për të paguar faturën 100.000 reais (20.000$).

“Qëllimi im tani është të diplomohem në mjekësi dhe të blej një shtëpi tjetër për gjyshërit e mi si një mënyrë për të shpërblyer gjestin e tyre,” tha Mayla.

Nëna e saj tha se ishte një lehtësim kur binjakët e saj dolën si trans.

“As që më kujtohet se i kam menduar si djem. Për mua ata ishin gjithmonë vajza,” tha ajo.

Ajo kujtoi se i kishin çuar te psikologu kur kishin qenë fëmijë.

“Në zemrën time gjithmonë e dija se ishin vaja dhe vuanin,” tha sekretari i shkollës.

Binjaket thanë se nëna e tyre gjithmonë ka qenë mbështetje e tyre më e madhe.

“Kurdoherë që dikush na bënte diçka në rrugë, gjëja e parë që donim të bënim ishte të shkonim në shtëpi dhe t’i tregonim nënës, që ajo të na përqafonte,” tha Mayla.

“Ajo është si një luaneshë. Gjithmonë na mbronte.”

Mayla tha se janë monitoruar nga mjekët për katër vit, përpara se t’i nënshtroheshin operacionit.

“Unë këshilloj çdo grua trans  që të kalojë gjatë gjithë këtij procesi,” tha ajo.

Image
Sofia Albuquerck
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat