Macja e zhdukur ribashkohet me pronarin pas 15 vjetësh

Ndryshe

Macja e zhdukur ribashkohet me pronarin pas 15 vjetësh

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Një mace që kishte humbur për rreth 15 vjet, është ribashkuar me pronarin e saj.

Macja Brandy është bashkuar me Charles i cili e kishte marrë atë kur ishte 2 muaj, në vitin 2005.

“Është mrekullueshme. Mendoj se është e pabesueshme”, është shprehur Charles mes gëzimit pasi gjeti macen.

Brandy është gjetur të dielën në Palmdale, rreth 65 kilometra prej ku jetonte Charles, shkruan AP.

Charles tregoi se Brandy kishte humbur vetëm disa muaj pasi e kishte marrë. E kishte kërkuar por nuk kishte arritur ta gjente atë kohë. Vazhdoi jetën dhe u zhvendos në një vend tjetër ndërsa mori dy mace të vogla të tjera.

Ai mori një telefonatë dhe nuk besonte se mund të ishte macja e tij. Kur e pa, Brandy ishte më e vjetër dhe shumë e dobët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat