​Si të përgjigjeni në pyetjen: Përse keni dhënë dorëheqje nga puna e kaluar?

Ndryshe

​Si të përgjigjeni në pyetjen: Përse keni dhënë dorëheqje nga puna e kaluar?

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Nëse jeni prej atyre personave që në punën e kaluar keni dhënë dorëheqja, apo planifikoni që të jepni në punën aktuale, duhet të bëheni gati se si të përgjigjeni në intervistën e radhës, kur aplikoni për punë.

Punëdhënësit potencialë patjetër që do t’ju pyesin për arsyet e dorëheqjes, në mënyrë që të shohin nëse përshtateni me kompaninë e tyre dhe sa janë gjasat që një ditë ta bëni të njëjtën gjë edhe me ta.

Gjatë kohës sa përgjigjeni në këtë pyetje duhet të mundoheni që atë ta mbani sa më pozitive të jetë e mundur. Arsyet tuaj të dorëheqjes mund të jenë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Disa do të jenë të lehta për t’u shpjeguar se sa të tjerat. Këto të fundit duhet të shpjegohen në mënyrë më të kujdesshme, për t’i evituar fjalët negative ndaj punëdhënësit dhe kolegëve të kaluar. Përqendrohuni që gjithmonë të jeni i sinqertë, kur përgjigjeni, por jo aq sa t’i përmendni ndjenjat negative që t’i ka krijuar ai vend pune!

Si të përgjigjeni në pyetje të tilla?

Mos filloni me detaje rreth një “shefi të tmerrshëm”, apo kushte “të tmerrshme pune”! Theksoni gjërat që ju kanë pëlqyer në atë punë, derisa i shpjegoni rrethanat e pashmangshme që ju quan në largimin tuaj. Për shembull, ndoshta ajo punë ka qenë ideale, në kohën pas kolegjit, por që tashmë keni nevojë për më shumë përgjegjësi. Apo ndoshta orari i asaj pune kishte filluar të mos ju përshtatej më dhe në punën ku po aplikoni e keni një orar ideal.

Shembuj të përgjigjeve

“E pata filluar këtë punë menjëherë pas studimeve, kështu që më ka ndihmuar shumë në zhvillimin e një numri të madh të aftësive të nevojshme në atë industri. Sidoqoftë, më vonë e pashë që nuk kishte shumë hapësirë për rritje në karrierë, duke e ndier kështu që ishte koha për t’u larguar për më shumë përgjegjësi. Kjo punë do të më ndihmojë që t’i përvetësojë ato aftësi që më kanë munguar më parë dhe jam shumë i gatshëm për këtë.”

“U largova sepse orari nuk ishte shumë i përshtatshëm. Pozita që kisha ma kërkonte që unë të bëja telefonata në mbrëmje dhe gjatë fundjavave, kësisoj ishte shumë e vështirë të kujdesesha për fëmijët e mi. Ndërsa, kjo punë do të më lejojë që ta planifikojë kujdesin ndaj familjes dhe fëmijëve.”

“U largova nga puna e kaluar, sepse ishte punë me gjysmë orari. Më duhet një punë më orar të plotë, prandaj aplikova këtu, sepse më duket punë e duhur.”

“Aftësitë e mia nuk përshtateshin shumë me pozitën të cilën kisha në punën e kaluar, kështu që mendoj se me këtë pozitë më përshtaten shumë.”

“Nga puna e kaluar u detyrova të largohesha, për shkak të disa rrethanave familjare, tashmë që i kam rregulluar jam gati të jap më të mirën në një punë të re!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat