Si do të duken njerëzit pas 1 milion viteve?

Ndryshe

Si do të duken njerëzit pas 1 milion viteve?

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Gjithçka e gjallë përjeton ndryshime ndër gjenerata, sidomos kur bëhet fjalë për miliona vite.

Të gjitha gjallesat në tokë vazhdojnë të evoluojnë, brez pas brezi, gjeneratë pas gjenerate. Nganjëherë ndryshon pamja e jashtme, nganjëherë përbërja e brendshme, por ndryshimet nuk ndalojnë kurrë

P.sh. dhëmbi i pjekurisë, për paraardhësit tanë, ka qenë shumë i nevojshëm për të ngrënë ushqime të forta, por sot, është i panevojshëm.

Sipas disa studimeve të bëra, ekspertët kanë ardhur në përfund se si do të duken njerëzit pas një milion viteve.

Këto do të jenë ndryshimet në pamje që do të ndodhin tek njerëzit në të ardhmen:
në 200 vitet e fundit, gjatësia mesatare e njerëzve është rritur për 10 cm, si shkak i përmirësimit të kushteve jetësore. Në një milion vite, njerëzit do të kenë gjatësi mesatare rreth 2 metra.

Ngjyra e lëkurës do të bëhet më e errët, teksa vazhdon përzierja mes racave. Gjithashtu me errësimin e lëkurës, edhe mbrojtja ndaj rrezeve UV të diellit do të bëhet më e mirë.

Meqë gjithçka veçse ka filluar të kthehet në elektronike, duke përdorur forcën fizike pak e më pak, muskujt e njerëzve do të dobësohen shumë në të ardhmen. Teknologjia do të jetë e integruar në trupat tanë.

Përdorimi i vazhdueshëm i teknologjisë do të bëjë krahët dhe gishtat tanë më të gjatë dhe më të hollë.

Këmbët do të jenë më të shkurta dhe kyçet e këmbës do të bëhen më të palëvizshme.

Gishtat e këmbës do të bëhen shumë më të shkurtër dhe do të kemi vetëm 4 gishta.

Oksigjeni do të jetë më i rrallë në atmosferë, prandaj mushkëritë do të rriten që të mund të thithin oksigjen mjaftueshëm, duke e bërë gjoksin më të gjerë.

Koka do të jetë më e vogël, dhe truri po ashtu duke e rritur inteligjencën tonë.

Dhëmbët do të bëhen më të vegjël dhe më pak dhëmbë në gojë.

Goja do të bëhet më e vogël, sytë do të bëhen më të mëdhenj.

Qimet e trupit do të eliminohen plotësisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat