Nga të gjithë njerëzit në histori të njerëzimit që kanë arritur moshën 65 vjeçare, gjysma janë gjallë akoma – Si është e mundur kjo?

Ndryshe

Nga të gjithë njerëzit në histori të njerëzimit që kanë arritur moshën 65 vjeçare, gjysma janë gjallë akoma – Si është e mundur kjo?

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Epo përgjigja është mjaftë e thjeshtë.

Mund të iu duket trillim, por në fakt ky është një realitet të cilin po e jetojmë

Mosha mesatare e jetesës së njerëzve sot është shumë më e madhe sesa ka qenë përpara. Këtu kanë ndikuar shumë faktorë, duke nisur nga kushtet e vështira të jetesës, ushqimi i dobët, rreziku nga kafshët etj, që i kanë bërë njerëzit të jetojnë shumë më pak më parë.

Por tani, të gjitha këto nuk janë problem për njerëzimin sepse jeta është bërë shumë më e lehtë për neve.

Popullata e botës u rrit shumë ngadalë më parë. Në shekullin e 9-të, bota kishte vetëm 250 milionë banorë. U deshën 7 shekuj që popullsia të arrij shifrën 500 milionë.

Teksa popullsia vazhdoj të rritet, në shekullin e 20, pra rreth vitit 1950 popullsia arriti në 2.5 miliardë, dhe vetëm brenda 37 viteve, në vitin 1987 popullsia u dyfishua duke arritur shifrën 5 miliardë.

Pa kaluar 2 gjenerata të plota, popullsia u dyfishua. Prandaj është plotësisht e mundur, që gjysma e personave që kanë prekur moshën 65 vjeç të jenë akoma gjallë.

Mosha mesatare botërisht e vdekjes është 72 vjeç. Para rreth 200-250 viteve, jetesa mesatare e njerëzve ishte 30 vjeç.

Pra në 250 vitet e fundit kjo moshë është dyfishuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat