23 metra gjarpër prej dëbore, vepra që duket shumë origjinale

Ndryshe

23 metra gjarpër prej dëbore, vepra që duket shumë origjinale

Më: 1 mars 2021 Në ora: 22:36
Gjarpër prej dëbore

Për shumicën e njerëzve, krijimi i plakut prej dëbore është punë e vështirë, por një familje në Kolorado e çoi këtë “sport” në një tjetër nivel.

Morn Mosley dhe pesë vëllezërit e motrat e tij kaluan dhjetë orë duke punuar për të krijuar gjarprin prej bore që mahbiti vendasit.

Puna e familjes fitoi popullaritet në vitin 2019 pasi skulptura e tyre tigër u shpërnda gjerësisht në mediat lokale. Gjarpri ka një gjatësi prej rreth 23 metrash dhe është në kopshtin para shtëpisë së nënës së tij.

Grupi krijoi formën e kafshës përpara se të përdorte bojë me llak për të shtuar ngjyrën dhe hijen.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat