Pa në ëndërr sikur po gëlltiste unazën e martesës, kur shkon në spital e gjen në stomak

Ndryshe

Pa në ëndërr sikur po gëlltiste unazën e martesës, kur shkon në spital e gjen në stomak

Më: 2 mars 2021 Në ora: 23:42
Jenna Evans

Të humbësh unazën e fejesës është një gabim i pafalshëm për femrat, por një grua në San Diego bëri diçka më të çuditshme se kjo.

Jenna Evans hëngri unazën e martesës së saj teksa ishte në gjumë.

Ajo është prej 5 vitesh e gjysmë me bashkëshortin e saj, Bobby Evans, por me sa duket një ëndërr e keqe ka bërë që ajo pa vetëdije të gëlltisë unazën e saj të dasmës.

“Unë po shikoja një ëndërr sikur isha në një tren, në një situatë të rrezikshme me disa grabitës, dhe bashkëshorti im më tha që duhet të gëlltisja unazën”- shprehet ajo.

Kur Jenna u zgjua, ajo nuk e gjeti unazën e saj dhe u nis drejt spitalit, teksa grafia me rreze x konfirmoi se ajo kishte gëlltitur unazën. Ajo u desh ti nënshtrohej një operacioni të rrezikshëm për të nxjerrë unazën e saj, teksa gjithçka përfundoi me sukses dhe tashmë ajo ka sërish në dorë unazën me diamant.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat