Policia i telefonon për ta informuar se gruaja kishte pësuar aksident, burri zbuloi se ajo e tradhtonte

Ndryshe

Policia i telefonon për ta informuar se gruaja kishte pësuar aksident, burri zbuloi se ajo e tradhtonte

Më: 5 mars 2021 Në ora: 10:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë mësoi se gruaja kishte lidhje jashtëmartesore vetëm pasi kjo e fundit dhe i dashuri u përfshinë në një aksident.

Bashkëshorti zbuloi tradhtinë e Ednas, kur makina u rrokullis, pasi i “preu” rrugën një mjet tjetër në një autostradë në Saltillo.

Siç raportojnë mediat meksikane, Edna kishte gënjyer policët në vendin e ngjarjes dhe u kishte thënë se ishte vetëm në mjet, këtë e bëri që ta mbrojë të dashurin Raul, i cili rrezikonte të arrestohej pasi mjeti nuk kishte targa.

Por, kur policët hetuan aksidentin, u zbulua se Edna po gënjente dhe Raul menjëherë përfundoi në pranga.  Policia njoftoi nëpërmjet telefonit bashkëshortin e gruas, i cili shkoi në vendin e ngjarjes.

Dyshja u grindën, pasi burri e kuptoi se gruaja po e tradhtonte. Madje burri i saj për pak sa nuk u përlesh me “rivalin”, duke detyruar policinë të ndërhyjnë për të qetësuar situatën.

Pavarësisht se gënjeu policinë, Edna është lejuar të shkojë në shtëpi me bashkëshortin, ndërsa Raul është dërguar në paraburgim.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat