Gruaja afër 100-vjeçare që vazhdon të vallëzojë për të mbledhur para për bamirësi

Ndryshe

Gruaja afër 100-vjeçare që vazhdon të vallëzojë për të mbledhur para për bamirësi

Më: 15 mars 2021 Në ora: 07:07
Dinkie Flowers

Një valltare që është gati ti mbushë 100-vjeç, po i përdorë aftësitë e saj për të mbledhur para për bamirësi.

Dinkie Flowers nga Shoreham West Sussex, kishte drejtuar shkollën e saj të kërcimit deri në bllokimin vendit vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Tani ajo po mbledhë fonde duke marrë pjesë në seanca stërvitje tre herë në javë, shkruan BBC.

“Unë e adhuroj të vallëzojë, nuk ke nevojë të ma kërkosh sepse e bëj vetë. Çfarë ka rëndësi sa vjeçare jam, unë jam duke jetuar dhe jam ende e fortë, nuk ka rëndësi nëse jam 30 apo 100-vjeçare. Unë nuk punoj pse duhet por sepse më pëlqen’, ka thënë ajo.

Valltarja, e cila ka performuar "në të gjithë botën", mendon se është e rëndësishme "të mos qëndrosh ulur tërë ditën".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat