Studimi i ri zbulon shkakun e jetës në Tokë

Ndryshe

Studimi i ri zbulon shkakun e jetës në Tokë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 20:23
Ilustrim

Miliona vetëtima mund të kenë nisur jetën në Tokë, sipas një studimi të ri shkencor.

Një nga përbërësit kryesorë për të cilën ka nevojë jeta është fosfori dhe sasia e madhe e vetëtimave që goditën në planetin tonë rreth 4 miliardë vite më parë, mund të kenë çliruar sasinë e nevojshme të fosforit për të krijuar themelet e jetës.

“Fosfori nevojitet te molekulat që formojnë strukturat bazike të qelizave dhe membranat qelizore. Ky element ishte i fshehur në Tokë, i bllokuar brenda mineraleve”, shpjegoi udhëheqësi i studimit, Benjamin Hess.

Studimi u publikua të martën, në revistën “Nature Communications”. Deri më sot, mendohej se meteoritët ishin ata që i dhanë Tokës elementet e duhura për të nisur jeta në planetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat