Qentë kanë ndryshuar sjelljet gjatë pandemisë

Ndryshe

Qentë kanë ndryshuar sjelljet gjatë pandemisë

Më: 22 mars 2021 Në ora: 08:05
Synadinou pasi e adoptoi Oreon ka punuar shumë me të

Parku është vendi ku Oreo ndihet më së miri. Ai çdo ditë kërcen mbi një trung të madh, në një park në Londër, afër pronares së tij, Danai Synadinou.

Synadinou pasi e adoptoi Oreon ka punuar shumë me të. Pasi ka mësuar shumë nëpërmjet Oreos, ka fituar kualifikim profesional nga Instituti i Trajnimit të Qenve.

Sipas Asociacionit të Prodhuesve të Ushqimit të Kafshëve, rreth 3.2 milionë shtëpi kanë marrë kafshë në shtëpi gjatë karantinës.

Sipas Synadinous, 12 muaj pas vendosjes së masave kundër pandemisë në Britani shumë nga të ashtuquajturit “qenushët pandemikë” po shfaqin probleme me sjelljet.

“Shumë qen pandemikë, siç po i quajmë, po kanë probleme pasi nuk janë ekspozuar në jetën normale. Jeta normale për ta nuk është normale. Normale për ta është izolimi dhe qëndrimi brenda, pa njerëz të rinj”.

Qentë u mësuan t’i kenë pronarët vazhdimisht në shtëpi, kurse tani po përballen me një problem të madh, që është dhimbja e ndarjes nga ta.

Problemi i ndryshimit të sjelljeve të qenve u shfaq edhe në Shtëpinë e Bardhë, pasi qentë e presidentit Joe Biden u dëbuan përkohësisht shkaku se e kishin sulmuar një agjent të Shërbimit Sekret.

Pavarësisht se qeni i saj 4-vjeçar është trajnuar në mënyrë profesionale, Lora ishte e shqetësuar se çfarë do të ndodhte kur të kthehej në punë pas izolimit dhe ai do të mbeste në shtëpi.

“Ai e ka kaluar një çerek jete, një vit të plotë, në shtëpi me ne gjatë tërë kohës. Dhe po mundohemi ta lëmë vetëm kur po shkojmë për të bërë pazar, por jeta e tij nuk do të jetë më e njëjtë pasi të hapet gjithçka dhe vërtet jemi shumë të shqetësuar për këtë gjë”.

Shtëpia e Qenve dhe Maceve në Battersea së fundmi ka anketuar 2 000 pronarë të qenve dhe maceve, përfshirë shumë prej atyre që kanë adoptuar kafshë gjatë izolimit.

Pothuajse gjysma e pronarëve të kafshëve shtëpiake kanë thënë se “nganjëherë pendohen” për vendimin e tyre, pasi 73 për qind kanë thënë se kjo ka ardhur për shkak se nuk kanë qenë të trajnuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat