Prezantohet maska e re që mbulon vetëm hundën

Ndryshe

Prezantohet maska e re që mbulon vetëm hundën

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:25
Prezantohet maska e re që mbulon vetëm hundën

Hulumtuesit në Meksikë kanë prezantuar maskën e re anti-COVID, të dizajnuar enkas për ata që janë duke shijuar ushqimin e preferuar në ambiente të mbyllura, duke mbajtur të mbuluar vetëm hundën.

Maska-hundë mbartet nën maskën e zakonshme që mbulon edhe gojën, por kur jeni në ndonjë restorant dhe dëshironi ta shijoni ushqimin e preferuar apo pijen, mund ta hiqni maskën e madhe nën të cilën gjendet vetëm kjo që mbulon hundën.

Siç raporton Reuters, videoja e publikuar më poshtë shfaq një burrë dhe një grua që kanë dalë për të shijuar ushqimin në një restorant. Ata shihen se si heqin maskën e zakonshme dhe nën të kanë atë që mbulon vetëm hundën.

Megjithatë ky “zbulim” ka hasur në kritika të ashpra, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale filluan të tallen me maskën e prodhuar në Meksikë.

Në anën tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon mbajtjen e maskës që mbulon hundën, gojën dhe mjekrën, për një mbrojtje më të mirë nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat