Një grua lind në moshën 57-vjeçare

Ndryshe

Një grua lind në moshën 57-vjeçare

Më: 26 mars 2021 Në ora: 18:08
57-vjeçarja Barbara Higgins

Një grua 57-vjeçare nga New Hampshire e cila kishte humbur vajzën 13-vjeç nga tumori në tru më 2016, tash ka lindur një djalë.

57-vjeçarja Barbara Higgins po ashtu ka pasur tumor në tru, por ishte operuar.

Higgins dhe bashkëshorti i saj kanë edhe një vajzë por vitet e fundit kanë menduar të kenë edhe një fëmijë. Ata gjetën një klinikë për fekondim in vitro në Boston, e cila funksionoi për ta.

Higgins lindi një djalë të shëndetshëm të cilit i vuri emrin Jack, shkruan AP.

Sipas librit të Rekordeve Botërore të Guinnessit, gruaja më e moshuar që lindi fëmijë është 66-vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat