Vëlla e motër gjejnë gurë të çmuar në vlerë 1.2 milionë dollarë

Ndryshe

Vëlla e motër gjejnë gurë të çmuar në vlerë 1.2 milionë dollarë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 10:40
Isaac e Sofia Andreou

Isaac e Sofia Andreou mund të konsiderohen si persona shumë me fat. Në tentimin e tij të parë për të gjetur gurë të çmuar në një minierë në Australi, vëlla e motër nga Britania e Madhe kanë arritur të gjejnë gurë të çmuar, të njohur si opalë, raporton Daily Mail.

Aq të rrallë janë këto lloje të gurëve sa që vlera e kësaj gjetje të britanikëve vlerësohet se është 1.2 milionë dollarë.

Këta gurë kanë vlerë 500 herë më të madhe se ari.

Për befasi të tyre, në ditën e fundit të kërkimit të tyre, u paraqit një lloj ylberi në shkretëtirë nga asgjëja.

Duke përshkruar emocionet kur zbuluan gurët, Sofia thotë: “Ishte një kombinim i shokut dhe magjepsjes”.

E Isaac thotë se fjalët nuk mund të përshkruajnë atë që kishte ndjerë. Ky zbulim iu ndryshon jetën të dyve.

Isaac është person që merret me prerje dhe shitje të opalëve në Byrron Bay. Ndërsa Sofia po ashtu ka një shitore të gurëve të çmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat