Motër e vëlla bëhen të pasur brenda ditës, gjejnë gurin e çmuar…

Ndryshe

Motër e vëlla bëhen të pasur brenda ditës, gjejnë gurin e çmuar…

Më: 29 mars 2021 Në ora: 20:46
Sofia Andreou dhe Isaac

Isaac dhe Sofia Andreou, gjetën gurë të çmuar në një vlerë marramendëse, prej 1.2 milion dollarëve.

“Është si çdo ngjyrë ylberi të cilën imagjinon ta kesh në dorën tënde”, tha Sofia.

Për habi, ishte dita e tyre e fundit e kërkimeve, kur një “ylber” u shfaq nga askund në mes të shkretëtirës.

 “Ishte një përzierje tronditjeje dhe thjesht një habi e pastër.”, tha Sofia.

Ndërsa Isaac shtoi: “Fjalët nuk mund të përshkruajnë mënyrën e rrahjes së zemrës”.

Me rreth 90% të opalëve të botës, të gjetur në pjesën e pasme australiane, me vlerë deri në 500 herë më shumë se ari, opali është një perlë e çmuar. Isaac, është një prerës dhe shitës opali me seli në Byron Bay.

Sofia, ka një dyqan opalësh në ishujt Whitsunday, mëson joga dhe muzikë.

Të dy vendosen të përmbushin ëndrrën e tyre për të ndotur duart në miniera për të gjetur opal. Që të dy u bashkuan me partnerin e Sofias, Chris Daff dhe shokun e tyre David Darby, i cili ka kaluar dekada duke kërkuar opale, por që nuk ka gjetur kurrë diçka përrallore si kjo.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat