Kishte humbur prej 28 ditësh, macja gjendet në oxhakun e një shtëpie

Ndryshe

Kishte humbur prej 28 ditësh, macja gjendet në oxhakun e një shtëpie

Më: 31 mars 2021 Në ora: 17:24
Macja

Një mace ishte zhdukur prej 28 ditësh dhe pronarja e saj ishte tepër e shqetësuar, derisa e gjeti në një vend që nuk e konsideronte kurrë të përshtatshme për të, oxhakun e fqinjit të saj.

Caitlyn Wertenberger nga Uashingtoni tha se shtëpia në vendin fqinj të shtëpisë së saj, ishte e lirë dhe ishte në ndërtim e sipër kur Piper, macja e saj u zhduk nga shtëpia e saj.

Ajo tregoi se ajo vuri fletushka dhe kërkoi në zonë, por nuk kishte asnjë shenjë të Piper. Ndërsa 28 ditë më vonë, pasi fqinjët e saj të rinj ishin zhvendosur në shtëpi, njëri prej tyre e kishte lajmëruar se kishin dëgjuar macen brenda shtëpisë së tyre për rreth pesë ditë.

Fqinjët e ftuan Wertenberger të vinte të kontrollonte shtëpinë e tyre dhe ajo gjeti macen të mbërthyer në amortizatorin e oxhakut.

Më pas ajo e çoi macen te një veteriner, i cili tha se ishte e dehidratuar dhe kishte humbur rreth 7 kg gjatë kohës që nuk ishte në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat