Darka në aeroplan të parkuar, që kushton 540 dollarë, po bën bujë në Japoni

Ndryshe

Darka në aeroplan të parkuar, që kushton 540 dollarë, po bën bujë në Japoni

Më: 1 prill 2021 Në ora: 16:20
Japoni

Kompania më e madhe ajrore e Japonisë është duke ofruar darkë në klasin e parë në një aeroplan të parkuar për 540 dollarë, raporton BBC.

All Nippon Airways (ANA) ka filluar të ofrojë shërbimin të mërkurën dhe ka shtuar më tepër vende për prill, pasi janë shitur gjitha ulëset.

Një numër i kompanive ajrore kanë filluar të mendojnë në mënyrë kreative se çfarë të bëjnë ne aeroplanët që kanë mbetur të ulur në tokë për shkak të kufizimeve shkaku i pandemisë.

Australia po mundohet që të ngrisë aeroplanët në ajër me një pako prej 1.2 miliardë dollarë për të inkurajuar udhëtimet brenda vendit.

Në tetor, Singapore Airlines kishte ofruar mundësi për të darkuar apo drekuar në Airbus A380 të parkuar në aeroportin kryesor të qytetit. Përkundër çmimit të lartë prej 380 funte, ishin rezervuar gjitha vendet.

Përvoja e darkës në ANA të Japonisë është në aeroplanin Boeing 777 të parkuar në aeroportin Haneda të Tokios.

Derisa një darkë në klasin e parë kushton rreth 540 dollarë, në atë të klasit biznes është rreth 270 dollarë.

Ideja e “restorantit me krah” është dhënë nga punonjësit që kanë dashur të shfrytëzojnë më mirë një aeroplan të parkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat