Magjia e kombinimit 4/4, të fshehtat e datës më fatlume të muajit prill

Ndryshe

Magjia e kombinimit 4/4, të fshehtat e datës më fatlume të muajit prill

Më: 4 prill 2021 Në ora: 19:15
Ilustrim

Nuk është vetëm festa e Pashkëve ajo që e bën 4 prillin një ditë të veçantë nga të gjitha të tjerat e këtij muaji. Natyrisht, kombinimi 4/4 nuk përkon vetëm me energjinë e re që përcillet nga festa e ringjalljes dhe e jetës së re, por njëkohësisht ka edhe një domethënie tjetër nga Astrologjia apo Numerologjia, të cilat e konsiderojnë këtë kombinim “bazën e themeleve të shëndosha”.

Prilli konsiderohet nga të gjithë si një muaj i bukur, sepse përkon me një periudhë intensive edhe për lëvizjen e yjeve. Gjatë këtij muaji është edhe Hëna e parë super e plotë e vitit, por po ashtu ndodh edhe retrograde planetare, pas më shumë se dy muajsh.

Megjithatë, sepse sipas numerologjisë, 4 prilli 2021 është vendosur si një prej ditëve më me fat të këtij muaji të dytë të pranverës.

Numri 4 në numerologji ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe forcën. Më 4 Prill, të gjithë njerëzit përjetojnë një dozë të dyfishtë të kësaj energjie që vihet në harmoni me ngjarjet astrologjike të ditës, si dhe me domethënien e kësaj date.

Numerologjia e 4/4

"Katra është numër i stabilitetit, sigurisë, forcës dhe themeleve",- thotë numerologia Jasmine Wolfe për ‘Bustle’. Mendoni që një tavolinë apo karrige ka katër këmbë për t'i dhënë asaj një themel të fortë dhe të qëndrueshëm - ky është lloji i energjisë thelbësore që gjeneron ky numër. Në numerologji, numri katër përfaqëson një vijë pragmatike dhe logjike.

Kur bëhet fjalë për krijimin e jetës që duam, cilësitë e numrit katër mund të na ndihmojnë të gjejmë bazat tona dhe të ndërtojmë një themel të fortë në të cilin ëndrrat mund të zënë rrënjë. "Gjithkush nga ne ka nevojë për stabilitet në jetën e tij, qoftë ai emocional, mendor, fizik, shpirtëror ose shoqëror. Kur kemi baza në jetën në jetën tonë për të qëndruar, jemi në gjendje të krijojmë diçka të qëndrueshme dhe kuptimplote",- shpjegon më tej Wolfe.

Meqenëse magjia numerologjike e kësaj date dyfishon frekuencën e numrit katër, duket sikur ne kemi edhe më shumë energji nëse kemi themele të forta, pra jemi me këmbë në tokë. Për më tepër, kjo datë na ndihmon gjithashtu të kapim frekuencën universale të numrit tetë. "Kjo, sepse 4 + 4 = 8 dhe 8 është numri i shfaqjes, energjisë, cikleve, modeleve dhe fuqisë së universit",- thotë Wolfe.

Hëna, më 4 prill kalon në shenjën e Bricjapit. Si shenjë e tokës, energjia e Bricjapit na transmeton një ndjenjë të fortë disipline dhe përgjegjësie - ashtu si numri katër në numerologji.

4 prilli shënon edhe dy aspekte katrore midis Hënës, Diellit, dhe Venusit (planeti i dashurisë dhe vlerave). Fatmirësisht, kozmosi do të na bëjë të kuptojmë se në këtë periudhë të gjithë jemi më krijues, më të ndjeshëm ndaj energjive dhe ndjenjave që na rrethojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat