Misteri i qindra deleve që qëndrojnë palëvizur në formë rrethore, si të komanduara nga forca të padukshme

Ndryshe

Misteri i qindra deleve që qëndrojnë palëvizur në formë rrethore, si të komanduara nga forca të padukshme

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:20
Foto

Një çiklist në Britani kishte ndaluar biçikletën e tij, i mahnitur nga një tufë delesh që po qëndronin palëvizur në formacion rrethor, si të komanduara nga forca të padukshme.

Pas publikimit të pamjeve në internet, përdoruesit mbështesnin habinë e tij, duke e quajtur formacionin “dele-UFO”.

47 vjeçari Christopher Hogg tha se ideja e vetme që vinte në kokë në ato momente, ishte se kafshët po komandoheshin me telepati nga alienët, që i urdhëronin të vendoseshin në formacionin e pazakontë rrethor.

“Po ecja me biçikletë drejt Rottingdean në East Sussex kur pashë kafshët leshtore që silleshin në mënyrë të pazakontë”, tha ai, duke shtuar se qëndrimi i tyre të kujtonte rrethet gjigande misterioze të të mbjellave që u shfaqën në Britani në vitet 1990, të cilat edhe atëherë shkaktuan frikë të një pushtimi alien apo të një mesazhi të jashtëtokësorëve.

Christopher shton: “Çfarëdo që të ishte, qe e pabesueshme, ato po qëndronin në formën e anijeje kozmike aliene. Ishte diçka shumë e bukur por jemi në vitin 2021 dhe diçka e tillë të fut frikën. Kur shikova më nga afër, kuptova se ishin dele. Delet zakonisht janë të zhurmshme me blegërimat e tyre, ndërsa ato qëndronin të palëvizura dhe të heshtura. Ishte qetësi absolute, sikur delet të ishin në një gjendje ‘trance’”.

Ai shton se papritur u pushtua nga një dëshirë për t’u larguar dhe shkoi me shpejtësi në shtëpi për t’i treguar fotot gruas Victoria dhe djalit të tij Louis, të cilët edhe ata u mahnitën.

“Ne të gjithë ishim dakord se ky mister kërkonte rikthimin e Mulder e Scully!”, shtoi ai, duke iu referuar dy detektivëve të serialit “X Files”me fenomene të pashpjeguara.

Megjithse shumë hipoteza janë hedhur mbi orientimin e çuditshëm të deleve, shpjegimi duket se ishte tepër i thjeshtë, pasi delet ishin vendosur në ndjekje të lëshueses së ushqimit të tyre, që ishte vene qëllimisht në lëvizje rrethore nga bariu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat