Pandemia detyron shefin e kuzhinës të krijojë një hamburger të ri, bëhet hit në Amsterdam

Ndryshe

Pandemia detyron shefin e kuzhinës të krijojë një hamburger të ri, bëhet hit në Amsterdam

Më: 15 prill 2021 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Hoteli Waldorf Astoria në Amsterdam, me një kuzhinier me dy yje Michelin dhe dhoma që fillojnë me një çmim prej 700 dollarësh, fillimisht nuk pranoi idenë e ofrimit të hamburgerëve, por më pas realiteti e goditi.

Pa mysafirë dhe dhoma ngrënieje të hapura, hoteleve dhe restoranteve në Holandë u është dashur të kthehen në ofrimin e vakteve të gatshme. Për këtë hotel kjo do të thoshte 20 dollarë për një hamburger.

Shefat e kuzhinierëve duhej të dilnin me diçka unike, tha Roberto Payer, menaxher i hotelit.

“Mënyra se si e bëjmë, se si e përgatisim, mënyra se si e shërbejmë, mënyra se si ju vjen në shtëpi – është shumë ndryshe nga çdo hamburger tjetër.

Për 19.50 euro, plus një tarifë dërgese për Uber Eats, hamburgeri Waldorf Signature vjen më një petë me mish 240 gramë Holstein-Frizian dhe shërbehet me proshutë angleze në një simite brioche franceze, djathë holandez.

Vlerësuesit e Uber Eats i kanë dhënë vlerësim me 4.8 yje nga 5.

Me qindra porosi javore, ka qenë një sukses, por nuk do të kompensojë një ndalje të zgjatur të ngrënies brenda, që mund të zgjatej me muaj.

Krijimi i një hamburgeri perfekt kërkoi hulumtim serioz, tha kuzhinierja ekzekutive, Sidney Schutte, e cila gjatë kohërave normale drejton restorantin me dy yje Michelin “Spectrum”, I cili nuk shërben asnjë hamburger.

Holanda planifikon të lehtësojë masa kundrejt COVID-19 gjatë javës së ardhshme dhe kur Waldorf Astoria të rihapet do të ketë një dilemë të shijshme: a do qëndrojë hamburgeri i tyre i famshëm në menynë e tyre ekskluzive?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat