Sekreti i 27-vjeçares që ha pica dhe hamburger gjigantë, por peshon vetëm 58 kg

Ndryshe

Sekreti i 27-vjeçares që ha pica dhe hamburger gjigantë, por peshon vetëm 58 kg

Më: 19 prill 2021 Në ora: 07:44
Raina Huang

Një grua nga Kalifornia, e cila peshon vetëm 58 kg, ka miliona ndjekës në TikTok falë videove të saj, ku shihet duke ngrënë sasi të mëdha ushqimi në një kohë shumë të shkurtër.

Në videon e saj më të re, 27-vjeçarja Raina Huang u pa duke ngrënë një picë shumë të madhe, me diametër 45 cm dhe me 4 shtresa sipër, për 8 minuta.

Për shkak të sfidave ekstreme me ushqime, ajo ka intolerancë nga laktoza, por thotë se e përballon pa probleme: “Duhet të ha shumë fare që të ndihem keq. E përballoj me sukses intolerancën time”.

Sipas saj, ajo arrin që të hajë kaq shumë për shkak të traditës familjare: “Jam kineze dhe në kulturën kineze nuk ka porcione në ushqim. Prindërit kinezë duan që fëmija e tyre të hajë sa më shumë dhe të vendosin gjithçka përpara. Nuk të lejonin edhe që të lije ushqim në pjatë, kështu që duhet t’i haje të gjitha”.

Por, si arrin që të mos shëndoshet? Raina e shpjegon kështu: “Vrapoj shumë dhe zakonisht ha shumë shëndetshëm. Por, kur bëj video dhe ha një vakt masiv, ai vakt është i vetmi që unë ha atë ditë. Nuk ha asgjë tjetër”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat