Krijesa më e rrezikshme në Tokë s’është peshkaqeni, madje as vet njeriu

Ndryshe

Krijesa më e rrezikshme në Tokë s’është peshkaqeni, madje as vet njeriu

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Krijesa më vdekjeprurëse në botë nuk është ajo që mund t’ju shkojë në mendje.

Në blog-un e Bill Gates në 2016 u publikua një grafik, i cili tregonte numrin e vdekjeve prej kafshëve në vit.

Rreziku më i madh ishin mushkonjat.

Po, mushkonjat – insektet e bezdisshme që thithin gjakun dhe transmetojnë viruse nga personi në person – janë përgjegjëse për vdekjet e lidhura me kafshët (830.000 në vit për të qenë të saktë).

Për krahasim; njerëzit janë përgjegjës për 580,000 vde.kje njerëzore në vit , gjarpërinjtë llogariten për 60,000 vdekje në vit dhe peshkaqenët kanë marrë vetëm gjashtë jetë në vit.

Mushkonjat janë përgjegjës për përhapjen e virusit Zika, si dhe të sëmundjeve të tjera kërcënuese për jetën si dengja dhe ethet e verdha.

Por këto sëmundje nuk janë ato që bëjnë mushkonja aq vdekjeprurëse.

“Duhet të mbajmë në mend se numri i madh i sëmundjeve dhe vde.kjeve që lidhen me mushkonjat vjen nga malaria,” shkroi Gates në një postim në blog.

Malaria është një infeksion parazitar i përhapur nga mushkonjat që mund të çojë në të dridhura, ethe dhe përzierje, së bashku me ndërlikime të tjera më të rënda, përfshirë dështimin e organeve.

Sëmundja vet është përgjegjëse për më shumë se gjysmën e vdekjeve të lidhura me mushkonjat, kryesisht në Afrikën Sub-Sahariane.

Fatmirësisht, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundja po bie.

Ndërmjet viteve 2000 dhe 2015, vdekjet e malaries ranë me 62%, që përkthehet në 6.8 milion jetë të shpëtuara, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat