Gruaja u shkurorëzua nga burri i saj pasi vuri re një detaj në foton e tij

Ndryshe

Gruaja u shkurorëzua nga burri i saj pasi vuri re një detaj në foton e tij

Më: 26 prill 2021 Në ora: 10:05
Tylar Paige

Një grua u divorcua nga burri i saj pasi vuri re se ai nuk po e mbante unazën, në foton që e kishte bërë nga klubi i natës ku ai kishte dalë

Valltarja, artistja dhe sipërmarrësja Tylar Paige në Facebook dalloi një foto të burrit të saj nga klubi duke pozuar “me një bandë vajzash” pa unazë martese, gjë që menjëherë e bëri atë të dyshonte për besnikërinë e tij.

Kur u pyet nga gruaja e tij se ku ishte unaza e tij, ajo thotë se ai i tha asaj gënjeshtrat më të çmendura që kishte dëgjuar ndonjëherë. Gjegjësisht, ajo thotë se ai u përpoq ta bindte atë se dikush nga klubi hoqi unazën me photoshop para se të publikonte fotot.

Në videon që ajo postoi në TikTok, ajo gjithashtu njoftoi se ishte e divorcuar, por video, pasi u bë virale, u hoq nga ai rrjet social

Në komentet poshtë videos së publikuar, shumë gra të tjera ndanë përvojat e tyre me gënjeshtrat e partnerëve dhe burrave të tyre.

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat