Vendi i punës që paguhet 20 mijë euro në muaj, por që askush nuk e dëshiron

Ndryshe

Vendi i punës që paguhet 20 mijë euro në muaj, por që askush nuk e dëshiron

Më: 27 prill 2021 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Një punë që për shumë nga ne do të dukej si një mundësi e shkëlqyer, mesa duket nuk konsiderohet kështu për banorët e Zelandës së Re.

Bëhet fjalë për profesionin e mjekut në Tokoroa, një vend pranë Auckland në Zelandën e Re. Fshati ka rreth 13,500 banorë dhe gjendet rreth 130 milje në jug të Auckland-it.

Në rast të ushtrimit të profesionit, përfitimet jan të mëdha. Bëhet fjalë për rreth 20 mijë euro në muaj, pa punë gjatë natës, e as në fundjavë, me qira të vogël, katër ditë pune, si dhe 12 javë pushim në vit.

Për momentin mjeku që punoj atje është Alan Kenny, i cili po përpiqet që të gjejë zëvendësuesin e tij, por prej 4 muajsh asnjë person nuk është interesuar ta plotësojë këtë vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat