Humb jetën Mbretëresha një muaj pasi mori fronin

Ndryshe

Humb jetën Mbretëresha një muaj pasi mori fronin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 09:01
Mbretëresha Mantfombi

Familja mbretërore Zulu në Afrikën e Jugut ka njoftuar vdekjen e monarkes të saj, Mbretëreshës Shiyiwe Mantfombi Dlamini Zulu vetëm një muaj pasi ajo mori fronin.

Mbretëresha Mantfombi, 65 vjeç, u bë udhëheqëse e përkohshme e grupit më të madh etnik të vendit muajin e kaluar pas vdekjes së burrit të saj, Mbretit Goodwill Zwelithini.

Kryeministri i mbretëreshës tha se vdekja e saj e kishte befasuar familjen dhe ata ishin "plotësisht të trishtuar".

"Jemi të tronditur që Familja Mbretërore njofton vdekjen e papritur të Mbretëreshës së saj Shiyiwe Mantfombi Dlamini Zulu, Regjenti i Kombit Zulu", tha Princi Mangosuthu Buthelezi, në një deklaratë.

Mbretëresha Mantfombi u shtrua në spital një javë më parë pasi pësoi një sëmundje të pa specifikuar, raportuan mediat e Afrikës së Jugut.

Ajo mori fronin më  24 mars, pasi burri i saj 72-vjeçar, Mbreti Zwethilini, vdiq në spital nga ndërlikimet e lidhura me diabetin.

Ai e kishte drejtuar kombin për gati 50 vjet - duke e bërë atë monarkun me afatet më të gjata të Afrikës.

Kush ishte Mbretëresha Mantfombi?

Mbretëresha MaDlamini Zulu mbante statusin më të lartë midis grave të mbretit, pasi ajo vinte nga mbretëria.

Ajo ishte motra e Mbretit Msëati III të Eswatini - monarku i vetëm absolut i Afrikës.

Mbretëresha MaDlamini Zulu kishte tetë fëmijë - përfshirë pesë djem - me mbretin e ndjerë, raporton BBC.

Djali i tyre i madh, Princi Misuzulu 47-vjeçar, është favorit për të marrë fronin, thonë raportet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat