110 zhytës vendosin bishtin e Sirenës dhe dhurojnë shfaqje nënujore për rekordin Guinness

Ndryshe

110 zhytës vendosin bishtin e Sirenës dhe dhurojnë shfaqje nënujore për rekordin Guinness

Më: 1 maj 2021 Në ora: 10:18
Pamje nga videoja

Më shumë se 100 njerëz vendosën bishtin e notit dhe u zhytën në ujë në një vendpushim kinez për të vendosur një rekord botëror Guinness për shfaqjen më të madhe të sirenave nënujore.

Të 110 zhytësit veshur me bishtin e Sirënës treguan aftësitë e tyre të notit dhe akrobaci nënujore në ishullin Hainan.

Ngjarja, e organizuar nga Shoqata Profesionale e Instruktorëve të Zhytjes, shoqata më e madhe në botë e zhytjeve, vendosi me sukses një Rekord Botëror Guinness për shfaqjen më të madhe të sirenave nënujore.

Shfaqja sirenë u organizua për të festuar përvjetorin e tretë të hotelit dhe vendpushimit në pikën turistike të Atlantik Sanya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat