Një shaka mes motrash që u bë realitet: Të katërta shtatzënë në të njëjtën kohë

Ndryshe

Një shaka mes motrash që u bë realitet: Të katërta shtatzënë në të njëjtën kohë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:36
4 motrat

4 motra nga Kalifornia veriore mbetën shtatzënë në të njëjtën kohë përgjatë periudhës së pandemisë ‘Covid-19’. Caroline Toth, Amy Gosset dhe binjaket Haley Andrews dhe Katie DeAngelis kanë lindur me 18 muaj diferencë e tani po presin me padurim të rrisin së bashku bebet e tyre.

“Unë mendoj se Katie filloi trendin dhe të gjithë e ndoqën shembullin nga mbrapa”, është shprehur Haley në episodin e radhës për ‘People’.

Megjithatë ajo ka shtuar se të katërta motrat kanë pasur dëshirë ta kishin këtë përvojë në të njëjtën kohë.

“Ne bëmë shaka në fillim të vitit. Mos duhet të mbesim të gjitha shtatzënë këtë vit?”, tregoi Amy, duke qenë se ishin izoluar për shkak të Covid dhe shakaja rezultoi të ishte e vërtetë.

Amy pritet ta sjëllë fëmijën e saj në jetë në 11 qershor, lindja e saj do të pasohet nga Haley më 5 korrik. Carolinë pritet të lindë në 25 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat