Shpendët e llojit të rrallë ia “pushtojnë” të moshuarës shtëpinë

Ndryshe

Shpendët e llojit të rrallë ia “pushtojnë” të moshuarës shtëpinë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:37
Kaliforni

Ka vetëm rreth 200 kondorë kalifornian, mirëpo afro 20 prej tyre, “pushtuan” hyrjen e shtëpisë së një gruaje në Kaliforni të SHBA-së.

Shpendi i rrallë i quajtur kondor u mblodh me miqtë e tij dhe bllokoi shtëpinë e 68-vjeçares.

“Kur u ngjita në hyrje i pashë ata tek ishin ulur në kuvertë. Tunda bastunin tim dhe thashë: në rregullt djema, parti mbaroi. Dhe disa prej tyre filluan të fluturoni larg”, tha Cinda Mickols, banore e shtëpisë, shkruan CNN.

Për shkak të rrezikut për zhdukjen e tyre, banorëve nuk u lejohet ta ndalojnë këtë lloj shpendi, përveç nëse përdorin zhurma dhe ujë.

Kondori është ndër shpendët me të rrezikuar për zhdukje ndër më të mëdhenjtë për fluturim në botë. Hapësira e krahëve të tyre mund të shkojë deri në 9 metra.

“Kjo është një histori e mirë e lajmeve. Kondorët po kthehen nga zhdukja. Ata janë të mirëpritur të jenë rreth, por unë dua që ata të dalin nga shtëpia ime tani”, ka thënë zonja e shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat