Fle me dy gjarpërinj dhe habitet pse nuk ka të dashur

Ndryshe

Fle me dy gjarpërinj dhe habitet pse nuk ka të dashur

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:33
Fle me dy gjarpërinj dhe habitet pse nuk ka të dashur

Një 40-vjeçar nga Australia po kërkon dëshpërimisht dashurinë e jetës, pavarësisht se e di shumë mirë arsyen pse femrat i largohen: në shtëpinë e tij ai mban dy gjarpërinj të mëdhenj.

Johnny Walker ka dy vite që fle me dy pitonë nga 2,5 m secili dhe për këtë fakt, çdo grua që takon i thotë se është i çmendur.

“Nuk e di pse njerëzit kanë frikë të vijnë në shtëpinë time. Të gjitha të dashurat më kanë lënë shumë shpejt, në momentin që kanë parë gjarpërinjtë. Tani, kur ia tregoj në foto ndonjërës kafshët e mia shtëpiake, më thotë që jam i çmendur. Natën, gjarpërinjtë më futen në shtrat sepse duan të qëndrojnë ngrohtë. Mblidhen me njëri-tjetrin dhe flenë me mua. Nuk jam fare i shqetësuar se mund të më kafshojnë apo të më mblidhen në qafë. Rrinë shumë urtë”, tregon australiani.

Ai shton se nuk e kupton frikën e njerëzve, pasi, sipas tij, gjarpërinjtë janë njësoj si qentë.

“Ashtu si një qen, pitonët vijnë dhe më përshëndesin kur kthehem nga puna. Nuk e kuptoj pse vajzat i kanë frikë”, thotë Walker.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat